“Bashkëpunimi me ata që na ndihmuan nuk është nënshtrim” Osmani me kritika të forta për qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 21 November 2024
Marrëdhënia e qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, është një prej temave kryesore për të cilat është duke folur Presidentja Vjosa Osmani, në adresimin e saj para deputetëve.
Në lidhje me këtë çështje, Osmani ka kritikuar qeverinë, duke thënë se asnjëherë nuk i ka kuptuar talljet e sulmet ndaj miqve të Kosovës.
“Nuk i kam kuptuar asnjëherë talljet në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, as keqpërdorimin e tyre për të fituar pushtet. Asnjëra nuk i bën mirë”, ka theksuar ajo.
“Asnjë popull nuk ia ka dal vetëm e asnjë shtet nuk ka sukses në izolim. Rëndësia e ruajtjes dhe forcimit te aleancave është e paçmueshme. Historia politike na mëson se si dobësimi i aleancave ose partneriteteve është një gabim strategjik, të punosh bashkë me ata që na ndihmuan, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht tek partneritetet tona, aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme se sa cilido prej nesh, politikan apo cilado parë zgjedhjesh. Ato janë gurëthemel i sukseseve tona, dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jetë e barabarte në komunitetin euroatlantik të kombeve të lira. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës sonë”, ka shtuar Osmani, duke adresuar disa kritika serioze ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. /Gazeta Infokus.
Të tjera
-
Tezja e 14-vjeçarit të vrarë humb ndjenjat në protestë, largohet me ambulancë
Dhjetëra qytetarë, prindër dhe fëmijë, morën pjesë këtë të enjte në një marsh...
-
Abazi: Buxheti s’është i bananeve dhe kondomave, por i realizimit të premtimeve ndaj qytetarëve
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se buxhetit i v...
-
Zemaj: Kryeministri të flas nëse qëllimisht do që të krijojë krizë financiare me buxhetin e vitit 2025
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se në seancën e sotme plenare, duhet...
-
“Fitore Pacolli 200 mijë euro, Gratë e Krushës 0 euro” – deputetja e AAK-së vendos pankartë tek foltorja
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, në seancën ku po diskutohet në shqyrtim të ...
-
Ushtarët kroatë nisen për në Kosovë, Millanoviq: Misioni i KFOR-it është imponim paqeje
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e n...
-
“Hajna, hajna”, deputeti Abazi iu drejtohet pozitës pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend
Pas adresimit të Presidentes, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kos...
-
Vetaksident në rrugën Malishevë-Arllat, lëndohet një person
Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë-Arllat. S...
-
“Realitet i pakontestueshëm” – Doarsa Kica-Xhelili i duartroket fjalimit të Osmanit në Kuvend
Fjalimit vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj v...
-
Fermerët e Gjilanit subvencionohen me 8 cent për litër qumështi
Në kuadër të “Javës së Bujqësisë”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyse...
-
Abdixhiku kujton Xhavit Ahmetin: Emri i tij do të mbetet ikonik në arsimin e Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar veprimt...
-
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë
Pjetër Shala përmes mbrojtjes së tij ka kërkuar nga Paneli gjyqësor që të mos...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm ndaj zyrtarit policor
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për sulm ndaj n...