Lajme

Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, Kurti e vlerëson vullnetin e kancelares Merkel

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 16 September 2021

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Gjermanisë dhe Kosovës ishin temë diskutimi në takimin që kryeministri , Albin Kurti, zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Ky takim erdhi pas takimit të mbajtur në Tiranë me Kancelaren, Angela Merkel, dhe diskutimin për çështje bilaterale dhe regjionale.

Kryeministri Kurti e vlerësoi vullnetin e shprehur nga kancelarja Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon, gjithnjë në frymën e integrimeve në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Po ashtu u bisedua edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së sotme të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kurti theksoi se kjo mbledhje e parë është shprehje e gatishmërisë dhe interesimit për të shënuar një fazë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i paqes së qëndrueshme, sigurisë afatgjate, demokracisë dhe zhvillimit socio-ekonomik. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera