Uncategorized

Bashkëpunimi kino-afrikan përmbush pritshmëritë dhe nevojat e vendeve afrikane

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 12 January 2022

Forcimi i solidaritetit dhe bashkëpunimit me vendet afrikane ka qenë gjithmonë një gur themeli i politikës së jashtme të Kinës, u shpreh këshilltari i Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi në një intervistë me medien, pas përfundimit të udhëtimit të tij të parë diplomatik në vitin 2022.
Ai vizitoi Eritrean, Kenian dhe ishujt Komoros nga 4 deri më 7 janar, ndërsa më vonë shkoi edhe në Maldive e Sri-Lankë.

Vizitat e tij pasqyrojnë një traditë 31-vjeçare të ministrave të jashtëm kinezë që përzgjedhin vizitën në Afrikë si udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit në një vit të ri.

“Kjo është vizita ime e 17-të në Afrikë, një kontinent plot me shpresë, qysh nga koha kur u ngarkova me detyrën si ministër i jashtëm. Jam shumë i vetëdijeshëm se Kina dhe Afrika ndajnë vizion të njëjtë dhe interesa të përbashkët. Bashkëpunimi ynë kanë një themel të fortë, potencial të madh dhe të ardhme premtuese,” theksoi Wang.

Sipas tij, përveç konsolidimit dhe thellimit të bashkëpunimit tradicional në ndërtimin e infrastrukturës, Kina dhe vendet afrikane do të çojnë përpara bashkëpunimin në fusha të tjera të reja, dhe do të japin kontribut më të madh në industrializimin dhe modernizimin e Afrikës.

Qysh nga formimi i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, ndërmarrjet kineze kanë ndërtuar mbi 10 000 kilometra hekurudha, afro 100 000 kilometra rrugë, rreth 1 000 ura e 100 porte dhe një numër të madh spitalesh dhe shkollash në Afrikë, tha ai.

Zgjerimi i bashkëpunimit kino-afrikan vjen nga nevojat në rritje të zhvillimit të Afrikës, shtoi ai.

Të tjera