Rajoni dhe Bota

Bashkepunimi i gjelber,rruga efikase per te perballuar sfiden e ngrohjes globale

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 18 November 2020

Të martën u zhvillua me sukses nëpërmjet internetit Forumi i Nivelit të Lartë i Bashkëpunimit të Gjelbër Kino-Evropian, i organizuar bashkërisht nga misioni diplomatik i Kinës në BE, Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE dhe Samiti Industrialo-Tregtar Evropian. Në këtë forum me temë “Formimi i motorit të gjelbër kino-evropian, në ndihmë të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore pas pasndemisë”, në këtë dialog virtual morën pjesë zyrtarë, ekspertë dhe sipërmarrës nga BE-ja, Kina, Gjermania, Danimarka etj.

Pjesëmarrësit shprehën mendimin se Kina dhe Evropa duhet të shfrytëzojnë plotësisht mundësitë përplotësuese të njëra-tjetrës në teknologji, manifakturë dhe kapital, që të kërkojnë zhvillimin e vazhdueshëm, përballojnë bashkërisht sfidat globale të ndryshimit të klimës dhe t’u ofrojnë përvojë më shumë vendeve në zhvillim. Bashkëpunimi i gjelbër kino-evropian do të konkretizojë më tej konsensusin e arritur nga liderët e Kinës dhe të BE-së, për të nxitur tranzicionin industrial të të dy palëve si dhe zhvillimin e vazhdueshëm të globit.

Xie Zhenhua, këshilltari i posaçëm i Ministrisë së Mjedisit Ekologjik të Kinës për ndryshimin e klimës, tha se Kina do të kontribuojë më shumë në pakësimin e shkarkimit të karbonit deri në mesin e këtij shekulli, ky është një veprim konkret për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe mishëron përgjegjësinë e qeverisë kineze për brezin e ardhshëm. Kina dhe Evropa kanë potencial të madh në bashkëpunimin përballë ndryshimit të klimës, nxitjen e procesit të sistemimit të klimës globale dhe në realizimin e zhvillimit cilësor e të gjelbër. Tregjet e dy palëve mund të plotësojnë njëri-tjetrin. Ai shpreson se Kina dhe Evropa do të zhvillojnë më shumë bashkëpunim dhe të nxitin procesin shumëpalësh.

-Advertisement-

Mauro Petriccione, drejtori i përgjithshëm për veprimet e klimës të Komisionit Evropian tha se Evropa dhe Kina kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë në fushën e ndryshimit të klimës, veçanërisht në tregtinë e shkarkimit të karbonit kanë pasur bashkëpunimin e ngushtë. BE-ja është e kënaqur kur sheh përparimin e Kinës në këtë drejtim dhe shpreson nisjen e tregut të tregtisë së karbonit në Kinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera