Rozë

Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Maitre Gims në fazat finale

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 04 December 2019

Me muzikën e saj ajo ka kaluar kufijtë shqiptarë tashmë.

Dhurata Dora padyshim është ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila preku tregun e huaj me një këngë në gjuhën shqipe.

“Zemër” në bashkëpunim me reperin algjerian, Soolking vazhdon të ndëgjohet kudo akoma dhe mbetet ndër hitet më të padiskutueshme të viteve të fundit.

-Advertisement-

Por sukseset për Dhuratën nuk kanë të ndalur. Këngëtarja shqiptare ka vazhduar tutje me një bashkëpunim ndërkombëtar duke bashkuar forcat me Maitre Gims.

GazetaExpress mëson se kënga është në fazat finale dhe do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar.

Për publikun kënga do të jetë gati brenda pak ditësh ndërsa promovimi i saj mësohet se do të bëhet në një nga radiot më të mëdha botërore.

Ky projekt pritet të shndërrohet në hit që në lansimin e saj dhe të kaloj suksesin e “Zemër”, këngë e cila në kanalin “Youtube” numëron më shumë se 343 milion klikime..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera