Uncategorized

Bashkëpunim në përballimin e problemeve të klimës

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 09 September 2021

Zv.kryeministri kinez Han Zheng zhvilloi  një videotakim me Alok Sharma-n, kryetarin e zgjedhur të Konferencës për Ndryshimin e Klimës të OKB-së, që do të zhvillohet në Glasgou të Skocisë.

Han Zheng vuri në dukje se, për përballimin e ndryshimit të klimës, nevojitet bashkimi dhe përpjekjet e përbashkëta. Ai shprehu shpresën se Konferenca e 26-të e Palëve të Marrëveshjes Kuadër mbi Ndryshimin e Klimës të OKB-së do të lëshojë një sinjal të fortë politik për mbrojtjen e multilateralizmit e të rregullave shumëpalëshe dhe për nxitjen e veprimeve për përmirësimin e klimës, duke u bërë thirrje palëve të ndryshme t’i kthejnë objektivat lidhur me klimën në politika të posaçme e veprime konkrete dhe të përfundojnë negociatat për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit.

Han Zheng-u u shpreh më tej se Kina dhe Britania e Madhe kanë mbajtur marrëdhënie të mira bashkëpunimi lidhur me përballimin e klimës. Të dy palët kanë shpallur objektivat e kontributeve të veta dhe vullnetin për asnjanësimin e karbonit. Han shprehu shpresën se të dy vendet do të shfrytëzojnë epërsitë e veta dhe do të forcojnë bashkëpunimin e dialogun, duke dhënë kontribut më të madh për përballimin e ndryshimit global të klimës. Si vendi kryetar i Konferencës së 15-të të Palëve të Konventës për Diversitetin Biologjik, Kina dëshiron që të nxitë suksesin e dy konferencave së bashku me palën britanike.

Alok Sharma u shpreh nga ana e tij se pala britanike vlerëson lart përpjekjet e mëdha të Kinës lidhur me çështjen e ndryshimit të klimës. Britania shpreson për zgjerimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me palën kineze në fushat e financimit klimatik, energjisë, të tregtimit të karbonit etj. dhe në forcimin e dialogut me palën kineze, për të arritur rezultate pozitive në të dy konferencat.

Të tjera