Lajme

Bashkëpunëtorja më e ngushtë e Behgjet Pacollit i bashkohet Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 27 January 2021

Rejhan Vuniqi bashkëpunëtorja më e afërt e Behgjet Pacollit i është bashkuar së fundmi iniciativës së Vjosa Osmanit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në “Faceboook”. Vuniqi e cila në qeveritë e kaluara pjesë e së cilës ishte edhe Pacolli barte pozita të larta shtetërore, përfshirë edhe ato diplomatike.

Njoftimi i plotë i saj:

-Advertisement-

Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë ne. Por si duket po na del që e filluam prapë me këmbë të majtë.

Gërshetimi i tri fatkeqësive që po ndodhin në këtë fillim viti në Kosovë, pandemia, vërshimet e mëdha dhe kaosi politik-zgjedhjet, janë jashtëzakonisht të rënda dhe të papërballueshme për qytetarin e Kosovës.

Karshi një qeverie të dobët në ikje, karshi një infrastrukture të dobët të shëndetësisë, tani edhe me rrezikun nga mutacioni i ri i virusit, si dhe karshi një fatkeqësie natyrore, çdo ditë e jona, e qytetarit të Kosovës, po del të jetë betejë e re për mbijetesë.

Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet.

Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë!

Prandaj, edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN!

T’i ulim shpatat e ngritura dhe ta dëgjojmë zërin e çjerrur të këtij populli të cilët dëshpërimisht duan të dalin nga kjo humnerë e krijuar nga vet ata që i kanë votuar deri më tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera