Lajme

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit ka një kërkesë për deputetët që po mbajnë seancë për rrëzimin e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 25 March 2020

Shekip Fazliu, bashkëluftëtari i Adem Jasharit ka një mesazh për deputetët të cilët po mbajnë një seancë për rrëzimin e qeverisë në kohën kur qytetarët po luftojnë me pandeminë e koronavirusit.

Fazliu ka thënë se shpreson se kjo që po diskutohet në Kuvend të jetë moment refleksioni për nevojën e unitetit.

Ai ka thënë se nëse ka një faj ose një problem ai duhet të kërkohet në koalicionin ekzistues në siq e quan ai krizën e qeverisë aktuale.

-Advertisement-

Fazliu thekson se kjo nuk është një kohë për seanca për abstenime apo votime por koha e një aktivizimi të përbashkët që të tejkaloet sfida me të cilën po përballemi./Gazeta inFokus/

Ky mesazhi i plotë:

Mocioni që po diskutohet sot në Kuvend është refleksion i qartë i krizës që ekziston brenda Qeverisë, i mungesës së lidershipit të duhur në një kohë të paprecedentë kur qytetarët kanë me se shumti nevojë për mbështetje dhe stabilitet.

Prandaj, unë shpresojë se kjo që po diskutohet në Kuvend do të shërbejë si moment refleksioni për nevojën e unitetit qartazi të munguar. Unë personalisht angazhohem palodhshëm për këtë ideal në një moment të tillë , të rrallë , në historinë njerëzore pra, nëse ka nje faj dhe një problem, ky duhët të kërkohet në koalicionin ekzistues, në krizen e Qeverise aktuale. Për fat të mirë, Kosova megjithatë ka institucionet e saj, që tashmë janë të pjekura dhe kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në punën e tyre. Puna e zyrtarëve tanë shëndetësore , e atyre të policisë , që kujdesen palodhshëm për rendin dhe sigurinë tonë , është një shembull inspirimi.

Në duhet të gjejmë forcë në këtë model inspirues për unitet dhe sjellje të përgjegjshme dhe jo abstenim ose terheqje nga përgjegjësia. Kosova ka Gjykaten e saj Kushtetuese dhe çfarëdo dileme apo mospajtimi institucional rreth vendimeve të marra, ka mundësi që të marrë përgjigje autoritative nga kjo gjykatë që në bazë të Kushtetutes jemi të detyruar t’i respektojmë.

Përfundimisht , unë mendoj që kjo nuk është kohë e terheqjeve dhe abstenimeve, por kohë e aktivizmit te përgjegjshëm institucional dhe sjelljeve shembullore sociale, në funksion te tejkalimit të sfides kolektive me të cilën po perballemi. Në një mënyrë ose tjetër , ne kemi jetuar dhe jemi rritur në sfida, disa me të lehta e disa shume ekstreme, deri në jetë e ekzistencë. Kjo më jep forcë dhe besim që ne do t’ja dalim dhe duhet t’ja dalim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera