Lajme

Bashkëfshatarët e Isa Mustafës kërkojnë autobus

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 02 March 2021

Bashkëfshatarët e Isa Mustafës kanë protestuar të martën para Komunës së Prishtinës për shkak të mungesës së transportit publik, shkruan Gazeta Infokus.

Banorët e fshatit Prapashticë që është edhe vendlindja e ish kryeministrit Isa Mustafa, po kërkojnë linjë të rregullt të autobusit, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

Madje këshilltarja e pavarur në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta, këtë çështje e ka ngritur edhe në kuvendin e Prishtinës.

-Advertisement-

Bejta ka thënë për Gazetën inFokus se propozimi i saj nuk ka kaluar në kuvendin e Prishtinës

“Propozimvendimi ishte që linja 15 e “Trafikut urban”, e cila fillon nga stacioni Xhamia e Llapit dhe përfundon në stacionin Policia, në fshatin Keqekollë të zgjatet dhe të ketë destinim stacionin afër doganës në Mutivodë.Për këtë kosotoja mujore do të ishte rreth 960 euro”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Bejta ka treguar se banorët e kësaj ane janë në hall me autobusa që nga paslufta.

Dhe që problemi nuk është zgjidhur  edhe në kohën  kur ka qenë Isa Mustafa në krye të qeverisë.

“Rajoni i Gollakut ka pas urban para luftës me gjashtë orare. Ka pas trafik të bollshëm, por pas luftës është ndërprerë dhe më nuk ka filluar edhe përkundër kërkesave”, ka thënë ajo.

Ndryshe gjatë ditës martë para komunës së Prishtinës kanë protestuar banorët e fshatit Prapashticë dhe disa fshatra tjera të Prishtinës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera