Lajme

Bashkë në drekë në Nju Jork, a i shtrëngoi duart Osmani me Ramën e Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 21 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjendet në New York në kuadër të organizimit tradicional të asamblesë së OKB-së.

Por të martën atje për liderët e Ballkanit Perëndimor e ka shtruar një drekë punë Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Një video të cilën e ka pushtuar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk shihet teksa Osmani i ka shtërnguar duart me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq apo me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ani pse duket që video është edituar.

-Advertisement-

Osmani shihet teksa përshendet me emisarine BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Por Osmani është pjesë e fotografisë së përbashkët, ku aty ishte edhe Aleksnadër Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera