Lajme

Bashkë me Thaҫin, Veselin, Selimin e Krasniqin, akuzohet edhe Azem Syla, ҫfarë thotë Specialja për të

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 10 November 2021

Në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale ku janë përfshirë emrat e Hashim Thaҫit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit të ngarkuar për veprat penale të kryera gjatë periudhës së luftës, është përmendur edhe emri i Azem Sylës.

Në këtë aktakuzë thuhet se Syla bashkë me disa udhëheqës të tjerë politikë, që sipas gjykatës, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime.

“Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

-Advertisement-

Ndërsa gazeta kishte pyetur më parë Specialen nëse do të kishte ndonjë aktakuzë edhe ndaj Azem Sylës dhe emrave të tjerë të përmendur, ndërsa përgjigjia ishte se aktakuza lidhet vetëm me përgjegjësinë kriminale individuale të katër të akuzuarve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Akt-akuza publike e redaktuar lidhet vetëm me përgjegjësinë kriminale individuale të katër të akuzuarve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. ZPS-ja nuk diskuton nëse po kryhen hetime, statusin e tyre, apo vendimet për ngritje të akt-akuzës. ZPS-ja do të kryejë hetime objektive, profesionale dhe të paanshme për krime që përfshihen në juridiksionin e saj”, thoshte zëdhënësi i Gjykatës Speciale për “Bota sot”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera