Lajme

“Bashkë kundër censurës”: Federata e Gazetarëve në Europë në mbështetje të medias në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 31 July 2023

Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka reaguar pas protestës që gazetarët kosovarë mbajtën sot para Qeverisë Kurti, si shenjë protestë e revolte kundër vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Guiterrez shkroi në Twitter se e mbështet Kosovën në këtë luftë së bahsku me organizatën në të cilën është sekretar dhe së bashku me shoqatën tjetër të gazetarëve europianë, Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve.

“Bashkë kundër censurimit” – shkroi ai në njërin prej parullave pro mediave në Kosovë.

-Advertisement-

Protesta e gazetarëve u mbajt sot në Prishtinë dhe u përcoll me një fushatë të egër etiketimi dhe linçimi nga eksponentë dhe deputetë të partisë në pushtet. Një aktivist madje tentoi si provokator të pengojë mbajtjen e protestës.

Për këtë gjë u deklarua edhe Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Besoj fuqishëm se ky mesazh është arritur të përqohet”, ka thënë Sadiku duke shtuar se për këtë ngjarje kanë raportuar mediat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Sadiku ka thënë se vendimi i MINT-it është konsideruar puro-politik dhe i qëllimshëm për të cënuar lirinë e medias dhe të shtypit.

“Është e papranueshme fushata e egër e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të ministrave, të deputetëve që kanë pasur para, pas dhe gjatë protestës. Edhe në këto momente që po raportojmë vazhdojnë të shkrujnë, të godasin, të fyejnë, të ofendojnë, të linçojnë gazetarët dhe kjo absolutisht është e papranueshme. Gazetarët nuk frikësohen përballë asnjë lloj pushteti sepse është në të drejtën e tyre dhe e drejta e patjetërsushme është liria e medias, liria e shprehjes dhe liria e fjalës për secilin”, ka shtuar Sadiku.

Ai ka shtuar se çfarëdo lloj arsye që mund të kenë MINT-i për vendimin rreth lincencës së Klan Kosovës, “fshihet tendenca e pushtetit për t’a linçuar, frikësuar mediat” dhe sipas tij, ky ishte kundërshtimi dhe shqetësimi i tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera