Lajme

Bashkatdhetari nga Gjermania dhuroi autoambulancë për Ferizajn (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 24 September 2018

Bashkatdhetari Ahmet Haliti i cili jeton e punon në Gjermani ka sjellë sot një autoambulancë të re për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Ai tregon se atje punon për rregullimin e këtyre automjeteve, ndërkaq me financat e tij dhe vullnetin për të bërë mirë, është angazhuar dhe e ka blerë këtë autoambulancë e cila ka një kosto rreth 10 mijë euro.

Thotë se nuk din shumë për kushtet e funksionimit të shëndetësisë këtu , por e ka parë shumë të nevojshme që pajisjet moderne të sillen në Ferizaj , pasi që janë faktor kyç në shpëtimin e jetës së njerëzve kur kanë ndonjë rast emergjent.

-Advertisement-


“Unë punoj qe një kohë të gjatë atje , ka 26 vjet dhe kam krijuar lidhje të mira , prandaj më është dhënë mundësia dhe e kam sjellë veturën për vendlindjen. Kur ke mundësi pse mos me ba mirë për vendin tënd. Krejt ka qenë iniciativë e imja dhe vet e kam sjellë edhe prej Gjermanisë”, tha donatori Haliti.

Ndërkaq, drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj kanë mirëpritur autoambulancën e re duke pasur parasysh planet për zgjerim e modernizim të shërbimeve emergjente edhe ne teren.

Asllan Bajrami, ushtrues detyre i drejtorit të QKMF në Ferizaj pohon se tani e tutje do të jetë me lehtë qasja deri tek rastet emergjente.

Me ardhjen e autoambulancës së re nga Gjermani janë bërë 5 autoambulanca dhe mbulojnë shërbimet mjekësore në Ferizaj , por edhe më tutje thuhet se nuk mund të mbulohen të gjitha nevojat.

Me këtë rast është shfaqur edhe iniciativa për ndihmë me barna, por u theksuan vështirësitë që transportimi i tyre duhet të bëhet me vetura që rregullojnë temperaturën në bazë të ligjeve të Bashkimit Evropian. Por u tha se angazhimi nuk do të mungojë në mënyrë që pajisjet moderne e barnat e nevojshme të sillen sa më shpesh në qendrat e këtushme mjekësore. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera