Lajme

Bashkatdhetari Mentor Maliqi ndihmon 13 nxënës të Drenasit me mjete financiare

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 18 October 2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim mërgimtarin nga Korrotica e Ulët, Mentor Maliqi, i cili jeton e vepron në Gjermani.

Në këtë takim, mërgimtari Maliqi, i ka konfirmuar kryetarit Lladrovci se do t’i ndihmojë 13 nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas të cilët janë në gjendje me të rendë ekonomike.

Maliqi ka thënë se këtë ndihmë për nxënësit e bënë për të ju lehtësuar atyre shkollimin.

-Advertisement-

Kryetari Lladrovci ka falënderuar mërgimtarin Maliqi për këtë ndihmë që po i bënë nxënësve të Komunës së Drenasit./Scanner/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera