Lajme

Bashkatdhetarët presin deri në pesë orë në Merdare

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 23 August 2019

Pritjet dhe kolonat e gjata në kufijtë e Kosovës me Serbinë nuk kanë të ndalur.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e punojnë edhe gjatë ditës së sotme janë përballur me pritje e kolona të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme bashkatdhetarët janë përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Sipas statistikave të publikuara nga kjo qendër në lidhje me fluksin në pikat kufitare, pritja dhe kolona më e gjatë është në Merdare.

Në këtë pikëkalim kufitar bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë kurse kolona është e gjatë 800 metra.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka kolonë e pritje. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 30 minuta kurse kolona është e gjatë deri në 250 metra.

Sipas kësaj qendre nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 15 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera