Lajme

Basha vë përballë Ramës ata që vranë veten nga “drejtësia” e tij

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 29 October 2017

Në përgjigjen që i dha monologut të Edi Ramës këtë fundjavë, Lulzim Basha përmendi emrat e atyre që kanë vrarë veten në 4 vite për shkaqe të lidhura me qeverinë.
1) Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës, i arrestuar për një cigare hashash
2) Melita Çenga, infermiere nga Shkodra dhe Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen
3) Resmije Alla, 35 vjeç humbi jetën duke rilidhur korentin për pompën e frymës së djalit të saj 6 vjec me azëm, se nuk kishte mundësi të paguante faturën e rritur
4) Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj OSHEE, Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini të vetëvrarë se nuk paguanin dot faturën e energjisë
Të gjithë këtyre Basha i ka vënë përballë rastin e Saimir Tahirit, që megjithëse i akuzuar për trafik droge me bandën e Habilajve sot është i lirë.
“Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet” është thirrja me të cilën Basha mbyll deklaratën e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera