Lajme

Basha: Sot është dita e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 25 April 2021

Në Shqipëri po mbahen zgjedhjet e parlamentare.

Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lulzim Basha.

Basha pas votimit në një prononcim për media tha se sot çdo shqiptar e ka fuqinë në dorën e tij.

-Advertisement-

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është një ditë historike. Është një ditë kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë. Të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre. Të gjithë ju keni në duar fuqinë tuaj, për fëmijet tuaj, për familjen tuaj, për vendin dhe për kombin”.

Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje.

“Sot është dita kur ju me votën tuaj, do të bëni të ardhmen tuaj. Sot është dita e Shqipërisë dhe e demokracisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera