Lajme

Basha refuzon të flasë pa Ramën në Kuvend, ndërpritet seanca

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 16 September 2021

Kuvendi ndërpret punimet. Shkak u bë kërkesa e Partisë Demokratike e cila kërkoi mbledhje grupi. Kërkesa e demokrateve u bë pas një debati në sallën e Kuvendit ku shkak ishte mungesa e Kryeministrit Edi Rama.

Opozita kërkoi prezencën e kryeministrit gjatë zhvillimit të debatit politik nën argumentin se kjo është seanca më e rëndësishme politike.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh se mungesa e kryeministrit lidhjen për arsye pune, duke cituar edhe komunikimin që kishte pasur me zyrën e shtypit të Kryeministrisë se ai do të ishte i pranishëm në orën 17:00. Kjo shërbeu që opozita të shfrytëzonte nenet e rregullores së Kuvendit duke kërkuar mbledhje të grupit parlamentar, çka detyroi Nikollën të ndërpresë seancën plenare.

-Advertisement-

Radhën e fjalës e kishte Lulzim Basha, i cili kërkoi ballafaqimin me Edi Ramën në sallën e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera