Lajme

Basha reagon për “Open Balkan”: Takimet po bëhen aq shpesh, sa nuk po kuptojmë çfarë po prodhojnë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 29 July 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi për nismën “Open Balkan” të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që deri dje njihej si mini-Shengeni ballkanik.

“Mendoj që këto takime po bëhen kaq shpesh, sa nuk po e kuptojmë se pse po bëhen dhe çfarë të reje po prodhojnë, përveçse protagonizmit të tepruar politik të atyre që janë në këto takime. Pozicioni i Partisë Demokratike është që lëvizja e lirë në rajonin tonë të funksionojë, duhet t’i japim fund hipokrizisë, duhet urgjentisht të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për paqen dhe stabilitetin në rajon, që është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Të na kursejnë një film të parë e të stërparë, që nuk po prodhon gjë për qytetarët”, tha Basha.

Deklarata e Bashës erdhi pas takimit të tij me kryetarin e Bujanovcit, Nagip Arifi./A2

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera