Lajme

Basha-Ramës: Mbron trafikantët, ndërsa çon të varfërit që s’paguajnë dot ujin në gijotinë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 01 November 2017

Basha sulmon sërish Ramën për çështjen ‘Tahiri’, si dhe flet për aksionin kundër lidhjeve të palidhshme të ujit. Kreu i opozitës theksoi se shteti është në funksion të trafikantëve, që mbron ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Lideri i demokratëve theksoi se Rama po bën gati gijotinën për të varfëritë që s’kanë mundësi të paguajnë ujin e pijshëm, aksioni që do të ndëmarrë qeveria kundër lidhjeve të paligjshme.

“Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfëritë që s’kanë mundësi të paguajnë ujin. Edi Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin. Një kryeminister i përgjegjshëm s’do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s’paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.” – shkruan Basha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera