Lajme

Basha: Puç kushtetues! Berisha: Djegie solemne mandatesh

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 18 December 2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e quajti puç kushtetues votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme e vendit nga ana e mazhorancës.

“Sot Parlamenti ka konsumuar një puç kushtetues; dhunimin e Kushtetutës për të mbrojtur Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin”, tha Basha.Duke folur para gazetarëve, kreu i PD-së tha se Partia Demokratike do të jetë në krye të protestave.

“Sot i kemi treguar mbarë vendit se ne nuk jemi e nuk do të bëhemi kurrë fasadë e autokracisë kriminale. Opozita do të vazhdojë këtë rrugë në krye të qytetarëve për protestat”, vijoi Basha. Sali Berisha nga ana tjetër foli për djegie mandatesh të opozitës.

-Advertisement-

“Sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. Përballë kësaj, nuk ka rrugë tjetër përveçse një djegien solemne të mandateve, sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Parlament”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera