Basha nuk ndalet, premton “goditjen” finale për Ramën

Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 13 May 2017
Kryedermokrati Lulzim Basha gjatë fjalës para protestuesve deklaroi se nuk e njeh më “republikën e vjetër” dhe njoftoi vendimin për protestën e radhës, qe e cilësoi “të tretën, të vërtetën”.
“E sotmja ka hyrë në histori, si dita e bashkimi më të madh në histori deri më sot. Prania juaj në këtë shesh, është vota më e shenjtë. E vjetra, po mundet. Që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale ajo është akoma në dorën tuaj.
Dhe unë kam një pyetje për ju: Nuk ju kërkoj asnjë sakrificë tjetër, ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me vete në fund të këtij referendumi popullor, e ta shpërndani lajmin e mirë në çdo fshat e qytet. Pyetja ime është kjo:
A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar, e të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh, derisa sa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues e qytetar për zgjedhjet e lira e të ndershme që po vijnë. A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim, dhe zoti do ju bekojë me fitore.
Për zgjedhje të lira e të ndershme, të vetmet zgjedhje që Shqipëria do të ketë për republikë e re të qytetarëve shqiptarë, kështu si u mblodhët në këtë referendum, të jeni gati për të tretën të vërtetën. Marshimin final.
I lutemi zotit t’i hapë sytë e veshët kundërshtarëve të pakët të republikës së re, e të hapin rrugë përmes dialogut. Zotohemi se kjo që themeluam sot këtu, vendimi juaj i madh, shpresa i çdo shqiptari, republika e re nuk do të ndalet por do të marshojë në fitore totale.
Ne e duam dhe do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, sepse kështu e duam”,- tha Basha. /albeu.com/

Të tjera
-
Rast i rrallë: Foshnja që lindi në javën e 26’të, pas trajtimit në Neonatologji lëshohet në gjendje të mirë shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një rast të rrallë në Klinikën e Neo...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 14 vjeçares nga Peja, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve si pasojë e zjarrit një pjesë të shtëpisë
Sot varroset 14 vjeçarja nga Vitomirica e Pejës, Edoneta Mehmetaj e cila nuk ...
-
Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë
Tre persona kanë përfunduar në pranga pas mesnate në rrugën “Riza Goga” në Fe...
-
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka fi...
-
Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji
Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, ...
-
Shqiptari u kap për drogë, por kishte çaj, Rama: S’jam i sigurt se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse kjo do t’i ndodhte një britaniku
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të shqiptarit në Londër, Agim...
-
Bunjaku-Rexhepi përmend austostradën Prishtinë-Gjilan: E kam pyetur Aliun, por kot, në veshë të shurdhër
Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, i ka bërë thirrje v...
-
“Rrena më e keqe e 1 prillit”, e quan Ukraina marrjen e kryesimit të presidencës në OKB nga Rusia
Një vend i akuzuar për krime lufte tani është në krye të Këshillit të Sigurim...
-
Sekuestrohen mbi 41 kilogramë heroinë në Tiranë, arrestohet një 31-vjeçar
Mbi 41 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës. Policia e...
-
Berjani: Çmimet e naftës sot, të njëjta si para tri vjetësh
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmi...
-
“Për historinë që nuk mund të rishkruhet”, ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në marshin për drejtësi
Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 3 prill protestohet në Hagë
Të hënën, përkatësisht më 3 prill fillon procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve ...