Lajme

Basha në një rrëfim ndryshe: Punova në Call Center dhe mbulova studimet në Hollandë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 22 June 2017

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka rrëfyer “pa dorashka” jetën e tij jashtë politikës, studimet në Holandë, sakrificat e një studenti e prirjet e para për biznes.

Basha për Rudinën rrëfeu se gjithmonë ka pasur gjithmonë ambicie dhe dëshirë për t’u bërë prokuror, por më vonë, me pjekurinë e viteve, filluan të shfaqeshin prirjet e një lideri.

“Kam bërë punë të ndryshme, kam punuar edhe në Call Center gjatë kohës së studimeve. Shisnim shërbime financiare të tregjeve ndërkombëtare. Ishte një buletin financiar që kontrollonte lëvizjet e bursës, të bonove të thesarit etj., dhe këtë analizë e bënin dy vëllezër gjenialë në atë kohë në Holand녔 – rrëfen Basha.

-Advertisement-

Meqenëse paradite ishte në shkollë, punën në Call Center e bënte pasdite, nga ora 19.00 deri në orën 23.00: “Punoja nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës.

Paradite isha në shkollë, prandaj më duhej të punoja pasdite…. Dhe, më besoni për këtë, në fund të 6-mujorit të parë, volumi i punës që kam bërë unë me dy kolegë të mi, ka qenë më i madh se volumi i punës së katër viteve…”

Dhe me gjithë këtë rezultat pozitiv, moderatorja e pyet nëse nuk do ishte bërë politikan, a do të ishte pjesë e biznesit, duke hapur një Call Center p.sh, por Basha i përgjigjet me të qeshur:

“Nuk e besoj, kam pasur dëshirë të merrem me biznes, por nuk jam i prirur. Kam testuar në fillim me ujin, por nuk rezultoi e suksesshme. Puna në Call Center më ka dhënë mundësi të vetëfinancoja studimet e mia për disa vite dhe më vonë, edhe ato të tim vëllai”- përfundoi Basha. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera