Lajme

Basha: Ndryshimi po vjen, ekonomi e fortë e nesërme e sigurt

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 19 June 2017

“Nisuni menjëherë pas këtij takimi dhe shkoni derë më derë e jepni lajmin se ndryshimi po vjen”, u tha Lulzim Basha mbështetësve të tij në Gjirokastër.

Në mitingun mbyllës të fushatës në Gjirokastër, Lulzim Basha u tha qytetarëve se ai është gati ta marrë drejtimin e vendit, është punë e vështirë, por ai do të punojë çdo ditë për qytetarët, për interesat e tyre.

“Bashkohuni me këtë lëvizje qytetare dhe popullore. Shkoni dhe takoni 1, 2, 5 qytetarë të tjerë. Ju shpjegoni planin tonë ekonomik. Të vetmin plan në këto zgjedhje, me taksa të ulëta, uljen e TVSH-së, subvencionet për fermerët, stazhet e paguara për 10 mijë të rinj”. Basha tha se vota për numrin 6 është vota për të rritur ekonominë e shqiptarëve. Taksa të ulëta, rritje të punësimit, para në dorë për fermerët, stazhe për të rinjtë, ndihmë për shtresat në nevojë, shkolla me kushte për fëmijët.

-Advertisement-

“Dua t’u them atyre që ende nuk e kanë ndarë mendjen këtë javë të fundit se ndryshimi themelor mes asaj që premton Edi Rama dhe asaj që përfaqësoj unë është ky; Edi Rama nuk i mbajti premtimet sepse nuk kishte kurrë prioritet mbajtjen e premtimeve. Nuk kishte as plan për ti mbajtur premtimet. E tani vjen përsëri me premtime të tjera të cilat po kështu nuk do ti mbajë sepse i vetmi qëllim i tij është timoni. Unë nuk vij me premtime, por me një plan që ka për qëllim të nxjerrë ekonominë nga kriza, të krijojë vende pune përmes uljes së TVSh-së, përmes uljes së taksave dhe përmes investimit të parave jo në plama dhe në fasada, jo në zyra dhe makina luksi, jo në duhëtime të zyrtarëve dhe tendera e koncensione korruptive, por në rritje pensionesh, në paga më të mira, në mbështetje për studentët, në shkolla dinjitoze për fëmijët shqiptarë me drekën e paguar nga Republika e Re. Ky është ndryshimi; ai do timonin për vete, unë do të rregulloj motorrin që është ekonomia e fortë pa të cilën nuk mund të ketë të nesërme të sigurtë”, tha Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera