Basha: Ministrat teknikë, garancia e zgjedhjeve!
Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 16 August 2017
Dy muaj pas zgjedhjeve, në Partinë Demokratike flitet njësoj si në kohën e Çadrës. Për çdo rast hidhen akuza me banda, para të drogës dhe segmente të krimit të lidhura me qeverinë, që vodhën, blenë dhe bënë presione për votën.
Për Bashën, largimi i ministrave teknikë nga qeveria shenjon dhe fundin e muajit të parë të mjaltit me Ramën. Që akoma nuk kemi parë asgjë nga flirti i 17 majit e kanë pranuar të dy, njëri me deklarata të hapura e tjetri me heshtjen e tij.
Marrëveshja me Ramën nuk do të zbardhet ndonjëherë e plotë, por deri tani ka vetëm një të humbur, dhe ai është në opozitë. Vetë fjalori që përdor sot PD për vjedhjen e zgjedhjeve është prova e dështimit të ministrave dhe drejtorëve teknikë.
Si dhe pse e besoi Lulzim Basha Edi Ramën nuk dihet ende, por shikoni si fliste ai për ministrat teknikë 3 muaj më parë. Në një takim në Shkodër, në 1 qershor, Basha i quante “garancia e zgjedhjeve”.
“Sot anembanë Shqipërisë, zuzarët dhe matrapazët e dinë se marrëveshja u bë se e detyruat ju. T’i lërë broçkullat që demokratët qenkan të mirë dhe unë qenkam djalë i mirë se u zmbraps kur pa vendosmërinë tonë, vendosmërinë tonë për të mos u zhvilluar zgjedhje farsë. Ministrat teknik janë garant të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, shprehej Basha asokohe. Ishte koha kur Rama e quante Bashën “çun i mirë” dhe ky bënte çmos të përmbante entuziazmin e marrëveshjes. Vlerësimet për ministrat sot duken qesharake, në mos llogjika e tyre fshihet në anën e errët të paktit të 17 Majit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...