Lajme

Basha: Me i detyru qytetarët me pagu parking të dielave është zhvatje

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 29 October 2023

Deputeti i VV-së , Dimal Basha, ka shprehu një ankesë në lidhje me pagimin e parkingut publik gjatë ditës së diel, në Komunën e Ferizajt.

Sipas Bashës, në vitin 2017 komuna kishte nxjerrë një urdhër e që ditëve të festave dhe të dielave që qytetarët të mos paguajnë parking publik.

“Në vitin 2017, kryetari i komunës asokohe kishte nxjerrë Urdhër për NP Ambienti që ditëve të festave dhe të dielave qytetarët mos të paguajnë për parking publik”, ka shkruar ai, duke theksuar se në rrugë t publike nuk paguhet ndërsa në parkingun në nëtokësor edhe të dielave duhet të paguajën.

-Advertisement-

Dhe kjo sipas Bashës, është zhvatje.

“Në rrugët publike nuk paguhet, kurse në parkingun nëntokësor qytetarët ende detyrohen të paguajnë nga 1€ minimum, çmim ky që e ngritën para se me ardh mërgata!

Me i detyru qytetarët me pagu parking të dielave është zhvatje!”, ka shtuar Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera