Basha i reagon Hotit që ia dha 4 propozime Qeverisë: Krejt presioni po bëhet mbi Albinin
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 28 December 2022
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar deputetit të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili sot i propozoi katër veprime Qeverisë Kurti për të dalë nga “kurthi i Serbisë”.
Hoti tha se veprimi i parë që duhet të ndërmerret është heqja e barrikadave në veri në bashkëpunim me KFOR’in. Për këtë, Basha ka thënë se do të ishte mirë që edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, t’i drejtohej KFOR’it me këtë kërkesëm.
Sipas Bashës, “KFOR ka zgjedh me qëndru indiferent ndaj barrikadave të kriminelëve, prandaj po marrin sot zemër banditat dhe po i zgjerojnë barrikadat”.
Deputeti i LDK’së tha edhe se Qeveria duhet të kërkojë me ngulm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuaa të Amerikës që të bëjnë presion tek Serbia për të mos i penguar dhe rrezikuar qytetarët që kalojnë nëpër Serbi. Edhe për këtë, Basha ka pasur një koment.
Ai ka thënë se i gjithë presioni po bëhet mbi kryeministrin Albin Kurti dhe se nuk e di që LDK’ja ka bërë ndonjëherë kërkesë që të rritet presioni te Serbia.
“Mos ta kanë ndal internetin rasisht, se jemi duke kërku me muaj të tërë që mos t’pengohen as ata që kalojnë në veri, e as ata nëpër Serbi. Thirre kryetarin Dullo, se si LDK nuk e di që e keni ba këtë kërkesë për me rritë presionin te Serbia, sepse sa mbaj mend unë krejt presioni ka ardh mbi Albinin deri sot!”, ka shkruar Basha.
Për deklaratën e Hotit se Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e miqve, Basha i është përgjigjur vetëm me “ANI”, derisa për përmendjen e luftrave dhe konflikteve, ka thënë:
“Dullo, lufta vje si rrëzik nga Serbia dhe këtë duhet me potencu te krejt, sikur që edhe rreziku me humb paqen është prapë SERBIA, askush tjetër”.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...