Lajme

Basha i premton kryeministrit Hoti heqjen e taksës rrugore posa të vije në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 03 July 2020

Edhe kryetari i PD-së, Lulëzim Basha sot ishte nikoqir i kryeministrit Avdullah Hoti, ku kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit Evropian dhe euro-atlantik.

Kryetari Basha ka shprehur bindjen e tij se me kryeministrin Hoti mbështetur nga forcat politike, Kosova do t’ia dal mbanë si një shtet i fort, demokratik, sovran dhe i pavarur në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, si dhe anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian.

“Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e Kosovës me qëllimin dhe arsyen për përfundimin e këtij procesi, njohjen reciproke midis dy vendeve. Natyrisht të gjitha aspektet tjera me përfitim për qytetarët e dy vendeve e më gjerë. Së dyti mbi planin ekonomik sa i përket situatës së ekonomisë dhe të punësimit në Kosovë të shkaktuara nga pandemia për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, dua t’iu them se për ne si opozitë, një shembull për një frymëzim se si Qeveria e Kosovës me kryeministrin Hoti për përgatiten dhe përballen me këto pasoja, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe problemet që ka shkaktuar për qytetarët e Kosovës”, thotë Basha.

-Advertisement-

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se me Bashën kanë diskutuar për sfidat që kanë si qeveri në luftimin e pandemisë dhe për planin për rimëkëmbje ekonomike, por edhe për situatën e krijuar në Kosovë pas zhvillimeve të fundit.

Hoti theksoi po ashtu se kanë biseduar edhe për heqjen e taksës rrugore, e cila aktualisht aplikohet 5 euro për të gjitha kosovarët që shfrytëzojnë e “Rrugës së kombit”.

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet dhe çështjet që duhet t’i adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën e rrugës. Unë e kam zotimin e Bashës që ajo taksë të hiqet”, theksoi Hoti.

Për këtë tarifë rrugore, Basha theksoi se në qeverisjen e tij do ta heqin këtë taksë.

“Nuk kam çka të shtoj, premtimi im qëndron do të jetë një nga vendimet e ditës së parë të qeverisë së ardhshme heqja e taksës në “Rrugën e kombit”. Së fundmi i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithçka për të ndihmuar sa do pak turizmin në këtë kohë të vështirë”, tha Basha.

Kryeministri Hoti sot gjatë vizitës zyrtare që ka pasur në Shqipëri ka takuar, edhe kryeministrin Edi Rama presidentin Ilir Meta dhe kryeparalamnetarin Gramoz Ruçi. /I.Shabani/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera