Lajme

Basha fton gazetarët në selinë e PD, pritet reagimi i parë pas largimit të Berishës me protestuesit

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 08 January 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të bëjë reagimin e parë pas largimit të protestuesve dhe Sali Berishës nga selia e PD.

Basha ka ftuar mediat të shkojnë në seli, pasi do të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.

“Mediat televizive janë të ftuara të hyjnë tani në seli pasi do të priten nga kryetari Basha në zyrën e tij. Mediat të vijnë me kamerat live”, thuhet në njoftim./balkanweb/

Të tjera