Basha: Ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Evropës
Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 24 Prill 2023
Deputeti i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se sot është një ditë e mirë për Kosovën në Këshillin e Europës, pas mbështetjes së mori për aplikimin për anëtarësim në KiE, duke u përmbyllur faza e parë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.
Postimi i tij i plotë:
Një ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Europës. Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës.
Pas vendimit të shumëpritur të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare.
Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.
Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, si serbë ashtu edhe shqiptarë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë.
Është koha që dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin një hap të tillë. Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do të jetë për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.
Ballkani Perëndimor në #NATO dhe #EU do të thotë një Europë më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë.

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...

































