Lajme

Basha dhe Alibeaj dënojnë grushtin ndaj Berishës

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 06 December 2022

Ish kreu i PD Lulzim Basha dhe Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj kanë dënuar goditjen me grusht të kreut të PD Sali Berisha në protestën e sotme në Tiranë.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar. “, shkruan Basha,.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.”, shkruan Alibeaj.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera