Lajme

Basha: Cilësia e zgjedhjeve në Kosovë, ogur i mire në rrugën evropiane

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 12 June 2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar për zgjedhjet në Kosovë.Ai thotë se, klima e qetë nën të cilat u zhvilluan zgjedhje ishte një konsolidim i mëtejshëm i standardeve demokratike në Kosovë.

Sipas Bashës, Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike evropiane.

-Advertisement-

Cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës.Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran.

Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tim të plotë se nesër në drejtim të qeverisë së Shqipërisë do të rris bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe qeverinë e re të saj drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike.”, deklaron Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera