Lajme

Basha: Berisha vegël e Edi Ramës dhe qesharak, unë do t’a thyej ”Trekëndëshin e Bermudës”

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 13 December 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi Sali Berishën veglën e Edi Ramës për të marrë peng Partinë Demokratike. Basha tha se Berisha po e përfundon karrierën politike si person non grata nga SHBA. Ai tha se ka bërë përpjekje për t’i shpëtuar fytyrën nga shpallja non grata.

“Një pas një brinjët do u bihen dhe Partia Demokratike do çlirohet. Çdo demokrat qejfmbetur me mua mund të japë kontributin për ta bërë këtë parti edhe më të fortë. Këtë forcë, nuk do marrë dot peng Edi Rama duke përdorur Sali Berishën si veglën e tij.

Berisha po e përfundon karrierën e tij politike si një njeri non grata i SHBA-ve. E ka tmerruar këshilli Kombëtar i djeshëm. Kemi bërë përpjekje për të shpëtuar fytyrën tënde nga non grata. Tani hiq dorë duke qenë një tub oksigjeni për Edi Ramën. Çliroji ata demokratë që i ke manipuluar që të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor’.

-Advertisement-

“S‘mund të mos shpreh keqardhjen time për rënien kaq poshtë të Berishës. Ky vit sdo përsëritet më kurrë, PD është e vendosur të lërë të kaluarën pas. Kemi ecur me gjyle nëpër këmbë, me hipoteka, por tani jemi të çliruar këto hipoteka qenkan të përbashkëta të trekëndëshit të bermudës, në brutalizimin e përbashkët me të njëjtin narrativë me të njëjtat gënjeshtra që hedhin njësoj të 3 protagonistët e trekëndëshit të bermudës por kjo as nuk e ndal  as nuk e ngadalëson fundin e  tyre por kjo na bën më të fortë të përshpejtojmë.

Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë. Edi Ramës i them na ke patur dhe do na kesh përballë deri në ditën tënde të fundit. Me të gjitha format dhe mënyrat me aksionin tonë opozitar . Berishës i them me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve me tragji-komedinë tënde, i kthyer në një tub respirator për Ramën s’ia ke dalë, përveçse je bërë qesharak, në vend që të tërhiqeshe për të mbajtur respektin e demokratëve. Pjesë të tjera të trekëndëshit të bermudës iu them  se nuk keni asnjë shans ta mbani Shqipërinë kështu pa gjykata, pa polici, pa prokurori. Brinjët e trekëndëshit të Bermudës do bien”, tha Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera