Lajme

Basha: Albin Kurti s’i ka marrë çelësat e shkollave në Japoni

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 28 September 2022

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka folur rreth kritikave të opozitës për shkuarjen e Kurtit në Japoni në kohën kur në Kosovë po mbahet grevë.

Ai tha se Kurti në Japoni nuk i ka marrë çelësat e shkollës.

“Unë e pashë edhe opozitën, dul tha kryeministri në Japoni, grevat mshel. E para Albin Kurti mësues nuk është, e dyta, çelësat e shkollave me veti nuk i ka marrë”, tha Basha.

-Advertisement-

Kujtojmë që Basha ka pasë një përplasje të ashpër me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në Komisionin për Arsim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera