Sport

Baseli prezanton Zhegrovën me video spektakolare

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 22 September 2020

Talenti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve rreth të ardhmes së tij, shkruan Gazeta inFokus.

Ai sot edhe zyrtarisht është transferuar të skuadra e Baselit në Zvicër.

Futbollisti prishtinas ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me gjigantin zviceran.

-Advertisement-

Zhegrova sezonin e kaluar ishte pjesë e Baselit, por nuk arriti të vazhdonte kontratë për shkak të situatës me pandemi.

21 vjeçari fillimisht u kthye te klubi i Genkut në Belgjikë, ndërsa sot arriti të rikthehet të skuadra helvetike për tu bërë pjesë e saj deri në vitin 2023.

Klubi i Baselit prezantimin e Zhegrovës e ka bërë në mënyrë fantastike përmes një video të publikuar në rrjetin social facebook.

Më poshtë keni prezantimin e talentit kosovar të Baseli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera