Sport

Bartra poston një foto qesharake pas ndeshjes me Atletikon (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 25 September 2018

Real Betis ka barazuart në takimin e fundit të La Ligas ndaj Atletico Bilbaos me rezultatin 2:2 edhe përkundër se ishte duke humbur 0:2, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti i Betis, Marc Bartra pas ndeshjes ka postuar një foto me pamje qesharake në mediat sociale ku vihet në pah pasioni i lojtarëve.

Ish mbrojtësi i Barcelonës në llogarinë e tij personale ka ndarë një fotografi të një lojtari nga skuadra baske që mban homologun e tij të Betis me dorë në mesin e këmbëve.

-Advertisement-

“Loja u zhvillua dje dhe ne dhamë gjithçka”, shkroi ai në Twitter, për të shoqëruar postin e tij me fotografinë dhe disa emocione.

Bartra arriti të shënojë një gol në barazimin e mundimshëm të skuadrës së tij ndaj Bilbaos. /Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera