Sport

Bartomeu tregon shkakun unik të refuzimit të Barcelonës nga disa lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 02 March 2019

Presidenti i klubit kampion në fuqi të La Liga-s, Josep Bartomeu, foli për “The Financial Times” mbi mënyrën se si lojtarët kanë refuzuar Barcelonën në të kaluarën, për shkak të konkurencës së pabesueshme brenda skuadrës katalanase. Me lojtarë si Lionel Messi, Xavi dhe Andres Iniesta në radhët e gjigantëve të La Liga-s në vitet e kaluara, ka qenë e vështirë për të luajtur në formacionin e tyre titullar:

“Jo të gjithë lojtarët, që dëshironin të nënshkruanin me ne, kanë ardhur në Barcelonë. Kam shembuj, që nuk mund t’i them, por bëhet fjalë për lojtarë shumë të rëndësishëm, që tani luajnë në klube të tjera. Kur iu kërkuam të vinin në “Camp Nou”, ata ishin të ngazëllyer, por në çastin e fundit thanë: Nuk mund të nënshkruajmë, sepse do të mbetemi në stol. Ku do të luaj unë, kur aty është Xavi? Pse më kërkon mua, kur nuk mund të luaj në pozicionin e Lionel Messit?”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera