Sport

Bartomeu thotë se “Coutinho dhe Dembele janë të rëndësishëm për Barcelonën”

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 05 July 2019

Coutinho dhe Dembele mund të mos largohen nga Barcelona.

Është raportuar vazhdimisht për një largim të mundshëm të Philippe Coutinhos ose të Ousmane Dembeles nga Barcelona.

Media të ndryshme raportojnë për një shkëmbim të mundshëm me Neymar Junior, por numri një i klubit, Josep Maria Bartomeu, ka hedhur poshtë çdo gjë.

-Advertisement-

A është Coutinho i pa-negociueshëm? Klubi bëri një bast për Coutinho dhe Dembélé dhe ata janë dy lojtarë themelorë. Unë shpresoj që ata të kthehen me entuziazëm”, tha Bartomeu.

Ai gjithashtu tregoi se të enjten kanë kontaktuar Antoine Griezmannin dhe kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm në Camp Nou. Kurse sa i përket Neymar Junior, Bartomeu nuk deshi të flasë, vetëm e pranoi se “Neymar dëshiron të largohet nga PSG-ja, por klubi nuk e do një gjë të tillë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera