Sport

Bartomeu: Dembele më i mirë se Neymar

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 16 April 2019

Kthimi i Neymar tek Barcelona ka qenë një ndër temat më të përfolura në mediat btërore.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për TVE në Spanjë, ka folur për tema të ndryshme.

Një ndër to është edhe kthimi i sulmuesit të PSG-së, Neymar Junior në “Camp Nou”.

Kjo nuk është e mundshme sipas Bartomeus, i cili thotë se tashmë Barcelona e ka një super talent, ai është Ousmane Dembele.

Madje, Bartomeu mendon se Dembele është më i mirë se Neymari.

“Nuk është e mundshme për brazilianin (Neymar), që të kthehet në sepse jemi të fokusuar në projektin me Dembelen e Coutinhon. Jemi të lumtur me ata që kemi”, tha Bartomeu.

“Dembele është superior ndaj Neymarit dhe një profesionist i vërtetë. Është i ri, dhe mos të harrojmë ka ardhur në një klub të shkëlqyer, nuk është e lehtë. Por, ai është adaptuar. Dembele është shumë më i mirë se Neymari”.

Të tjera