Sport

Bartomeu bllokon tranferimin e Suarez tek Atletico Madrid

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 22 September 2020

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka bllokuar transferimin e Surez tek Atletico Madrid, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar që Suarez ka arritur marrëveshje me Atleticon, ani pse për disa ditë u përfol që do të kalonte tek Juventus.

Dje thuhej që uruguajani kishte prishur marrëveshjen me Barcelonën, ndërkaq në momentet e fundit Bartomeu nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

-Advertisement-

Presidenti i katalunasve nuk dëshiron të lejoj që sulmuesi të largohet si transfer i lirë, duke ngjallur kështu pakënaqësi tek 32 vjeçari, përcjellë ESPN.

Nëse transferimi i Surez nuk ndodhë atëherë pritet që ai të dalë para mediave bashkë më avokatet e tij për të sqaruar situaten./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera