Lajme

Barrikadë ofertash

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 16 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike janë barrikaduar rreth ofertave të tyre, me të cilat e kanë njoftuar njëra – tjetrën edhe në formë të shkruar.

Një ditë pasi VV-ja e shpalosi propozimin e fundit, LDK-ja e ka bërë të njëjtën.

Ashtu siç ka raportuar “Koha Ditore” të hënën, për LDK-në çelësi i marrëveshjes për koalicion është rokada njëvjeçare me postin e kryetarit të Kuvendit. Edhe pse Glauk Konjufca u vendos në krye të institucionit më të lartë përfaqësues edhe me votat e LDK-së, partia që drejton Isa Mustafa ka kërkuar kthimin e procesit tek kushtet fillestare, shkruan sot “Koha Ditore”.

-Advertisement-

Krahas postit të kryeparlamentarit për një vit derisa ta marrë presidentin, LDK-ja kërkon t’i zotohen votat për presidentin, ndarjen e barabartë të ministrive dhe jo rritjen e numrit të tyre nga 12 në 14, ashtu siç ka propozuar Albin Kurti në ofertën e fundit. Këtë propozim LDK-ja e kishte dhënë në takimin e 8 janarit, por ishte refuzuar nga Kurti, për të cilin zgjedhja e Konjufcës në krye të Kuvendit është proces i pakthyeshëm.

Në pikën e parë LDK-ja ka propozuar që ta ketë kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i Kuvendit t’i kalojë VV-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera