Lajme

Barrikadat në veri, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s shkon në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 20 December 2022

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Musch do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Musnch në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve Tanjug ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

-Advertisement-

Vizita e tij në Serbi, vjen në ditën e njëmbëdhjetë të vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në javën që shkoi u njoftua edhe për barrikada të tjera të vendosura nga serbët lokalë.

Policia dje njoftoi për nëntë barrikada në total të vendosura nga serbët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha dje se forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja kanë kërkuar kohë për zhbllokimin e rrugëve në veriun e vendit, ndërsa theksoi se bllokada e tillë nuk mund të lejohet për një kohë të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera