Lajme

Barileva Turist tregon se si ndodhi aksidenti mes autobusit dhe tramvajit në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 02 April 2022

Pronari i kompanisë turistike “Barileva Turist”, Naser Januzi, ka treguar për Klankosova.tv se si erdhi deri tek aksidenti mes njërit nga autobusët e tyre dhe tramvajit në Duseldorf të Gjermanisë.

“Shoferi ka ardhur nga parkingu për të u ndalur në stacion dhe për t’u nisur për rrugë. Derisa autobusi ka hasur në pengesë të automjeteve në anën e përparme dhe është ndalur, tramvaji ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur në anën e pasme autobusin”, ka thënë Januzi në përgjigjen për Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas Januzit, dëmet janë të vogla si në autobus ashtu edhe ne tramvaj, pasi sipas tyre, shpejtësia e tramvajit ka qenë shumë e vogël.

-Advertisement-

Tutje pronari i Barileva Turist tha se nuk e ka parë të arsyeshme të raportojnë aksidentin, pasi nuk ka pasur udhëtarë në autobus dhe nuk ka pasur të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera