Lajme

Bardhyl Mahmuti për rastin Dehari: Institutit Zviceran nuk iu dërguan të gjitha dëshmitë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 13 November 2019

Politologu, Bardhyl Mahmuti ka shkruar prapë në lidhje me rastin Dehari duke thënë se Institutit të mjekësisë ligjore në Zicër nuk ju dërguan të gjitha dëshmitë.

Sipas tij ekspertiza zvicerane vë në pah edhe lëshimet që janë bërë në ekspertizën e mjekësisë ligjore në Kosovë.

E duke thënë se nuk iu dërguan të gjitha dëshmitë ai përmend edhe jastëkun me jargë që sipas tij nuk përfshihet në këtë raport.

-Advertisement-

“Kush e fshehu jastëkun me jargë, që ishte në dhomën e krimit”, Duke parë se si dikush është përpjekur të fshehë gjurmët e krimit, ajo që shtrohet publikisht në këtë kontekst ka të bëjë me dilemën që kam, nëse ka mbetur i padëmtuar ky jastëk (në kuptimin e gjurmëve gjenetike) dhe nëse ende është në materialet e dosjes së Astrit Deharit”, shkruan Mahmuti në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera