Sport

Bardhi si Neymari, përplaset me shokun e skuadrës për ekzekutimin e penalltisë

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 22 September 2017

Enis Bardhi, ylli i ri i Levantes, e ka kopjuar yllin e Paris Saint-Germain, Neymarin

Gjesti i Neymarit në ndeshje ndaj Lyonit, ku kërkoi ta ekzekutonte penalltinë para Edison Cavanit, ka bërë bujë.

Por, të njëjtën gjë e ka bërë edhe ylli shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, e cila u zhvillua mbrëmë në kuadër të La Ligës.

Mesfushori i lindur në Shkup ka kërkuar që ta ekzekutojë penalltinë para shokut të skuadrës, Jose Luis Morales, shkruan Express.

-Advertisement-

Por, përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori Morales, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Por, Bardhi, në minuta pa përfunduar ndeshja, arriti që nga gjuajtja e lirë ta shënojë një supergol.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera