Sport

“Barcelonës nuk i nevojitet Neymar”

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 16 August 2019

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, ka thënë se nuk dëshiron që klubi ta rikthejë në ekip yllin e PSG-së, Neymar.

Neymar është i lidhur me një rikthim te Barcelona, derisa për shërbimit e tij është i interesuar edhe Reali.

Ai beson që Neymar do të jetë një bombë në dhomën e zhveshjes, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Neymar do të jetë një bombë në dhomën e zhveshjes. Nuk dua që të rikthehet. Një grup i lojtarëve e duan dhe e kanë pyetur presidentin, por Barcelona nuk ka para për të paguar PSG-në. Barcelonës nuk i nevojitet Neymar. Kanë Ousmane Dembele, Antoine Greizmann, Luis Suarez dhe Lionel Messi, nuk ka vend ku te luaj”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera