Sport

Barcelonan nën regjinë e Lionel Messit mposhtë bindshëm Mallorcan

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 07 December 2019

Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga.

Blaugranët kanë mposhtur Mallorcan me rezultat të thellë 5-2, në duelin e javës së gjashtëmbedhjetë në kampionatin elitar spanjoll.

Në duelin e zhvilluar në ‘Camp Nou’, Katalunasit triumfuan nën regjinë e Lionel Messit.

-Advertisement-

Argjentinasi shkëlqeu duke realizuar Hat-Trick në ndeshjen e parë pas fitimit për herë të gjashtë të Topit të Artë.

Dy golat e tjerë për Barcelonën u shënuan nga Griezmann dhe Luis Suarez, kurse të dy golat për mysafirët i shënoi Budmir.

Pas kësaj fitoreje Barcelona rimerr kreun e La Ligas me 34 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi që për shkak të golaverazhit mbetet i dyti, kurse Mallorca mbetet e 17-ta me 14 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera