Sport

Barcelona ua ofron Coutinhon dy skuadrave të mëdha të Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 14 July 2020

Barcelona ua ka ofruar Philippe Coutinho Arsenalit dhe Newcastle Unitedit në përpjekje për të krijuar hapësirë në skuadër dhe për të mbledhur të holla, në mënyrë që të mundë ta blejë Lautaro Martinezin nga Interit.

Sipas Goal, ka kohë që është bërë e qartë se ylli brazilian Coutinho nuk i përket të ardhmes së Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti katalonas e bleu Coutinhon nga Liverpooli në janar të vitit 2018 për një shumë të majme parash, por ka parë shumë pak kthim në investim.

-Advertisement-

Coutinho ka dështuar të shkëlqejë në Camp Nou duke mos arritur të zërë vend asnjëherë në ekipin e parë dhe si pasojë u huazua në Bayern Munich në vitin 2019.

Por qëndrimi njëvjeçar  në Bayern ka shërbyer vetëm për të ngritur më shumë pyetje rreth formës së 28-vjeçarit.

Si rrjedhojë, Barcelona po kërkon tani ta gjejë një klub të ri për të, kësaj radhe për ta shitur përfundimisht, po ashtu për ta hequr qafe barrën e pagimit të një page të lartë për të.

Synimi i katalonasëve është edhe ta fitojnë një shumë të konsiderueshme parash nga shitja e tij, të cilat do t’i investonin në blerjen e shumë të dëshiruarit Lautaro Martinez.

Bayerni nuk e shfrytëzoi mundësinë për ta blerë atë, ndërsa tani këtë rast e kanë Arsenali dhe Newcastle.

Goal shkruan se Barcelona ende nuk ka marrë përgjigje nga këto dy klube.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera