Sport

Barcelona do të zgjedhë një kapiten tjetër në sezonin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 26 March 2018

Ernesto Valverde ka punuar shkëlqyeshëm me skuadrën e tij në Camp Nou këtë sezon, megjithatë, Barcelona do të zgjedhë një kapiten tjetër këtë verë, shkruan infokusi.

Javier Mascherano ishte kapiteni i klubit, por kur ai u transferua për në Kinë ky epitet me përgjegjësi të madhe mbeti bosh.

Në fakt ishte vendosur që për momentin Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Sergio Busquets do të qëndrojnë si tre kapitenët momental të Barcelonës.

-Advertisement-

Ky vendim do të ndryshoj me përfundimin e Kupës së Botës pasi edhe konkurenca për këtë pozitë është mjaft e madhe.

E tërë kjo do të mvaret nga vendimi i Andres Iniesta nëse do të mbetët ose do të largohet nga klubi. Në këtë rast argejntinasi Lionel Messi do të jetë kandidati numër një për shiritin e kapitenit.

Ndërsa në lidhje me dy pika të tjera të mundshme, janë edhe Gerard Pique  dhe Ivan Rakitic.  /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera