Sport

Barcelona shokon Liverpoolin, ja vendimi i fundit për Coutinhon (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 13 September 2017

Barcelona  do të provojë vendosmërinë e Liverpoolit me një tjetër ofertë për , Philippe Coutinho, raportojnë mediat, përcjell ORAinfo.

Gjigantët katalanas bënë tri oferta të mëdha për brazilianin, i cili u përpoq të arrijë një lëvizje  të futbollistit brazilian në Camp Nou , por një gjë e tillë u refuzua nga skuadra angleze.

Sidoqoftë, skuadra e Premier League mbeti e fortë dhe kundërshtoi të gjitha ofertat për lojtarin e tyre.

-Advertisement-

Barça do të kthehet  me  një ofertë të re për brazilian 25-vjeçar në janar për tu forcuar më shumë në gjysmën e dytë të fushatës së La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Coutinho nuk është paraqitur për Liverpool këtë sezon për shkak të lëndimit të shpinës. Por më parë këtë muaj ai luajti dhe shënoi për Brazilin në një fitore kualifikuese të Kupës së Botës 2-0 kundër Ekuadorit.

Ai pritej të ishte pjesë e skuadrës së Jurgen Klopp për t’u përballur me Manchester Cityn në fundjavën e kaluar në ‘Etihad’.

Gjithsesi Klopp nuk mendoj se lojtari i tij ishte mjaft i aftë për të marrë pjesë në humbjen në City./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera